.::Drenica Hacking Group::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
.::Drenica Hacking Group::.

.::Drenica Hacking Group::.
 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shenjat e mëdha të kiametit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gzm The Hack's
Admin
Gzm The Hack's


Numri i postimeve : 357
Points : 1065
Join date : 18/06/2009
Age : 28
Location : Kosova

Shenjat e mëdha të kiametit Empty
MesazhTitulli: Shenjat e mëdha të kiametit   Shenjat e mëdha të kiametit EmptySat Jun 20, 2009 10:33 pm

Këtu do të paraqesim shenjat e mëdha të kiametit, pas të cilave kiameti do të ndodhë shumë shpejt. Këto shenja janë shumë më të ndërlikuara dhe më të çuditshme sesa shenjat e vogla.

Transmeton Muslimi nga Hudhejfe, se ky tha: Erdhi “Muhamedi alejhi selam te ne, derisa ne po përkujtonim njëri-tjetrin (këshillonim), e na tha: "Ç’jeni duke përkujtuar?" Thamë: “Po përkujtojmë Ditën e Kiametit.” Tha Ai: "Ai (kiameti) nuk do të ndodhë para se të shihni dhjetë shenja." E i përmendi ato: tymi, Dexhali, shtaza, lindja e Diellit nga perëndimi, zbritja e Isait alejhi selam, je'xhuxhët dhe me'xhuxhët, tri shafitjet e tokës- një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik-, ndërsa e fundit nga ato është zjarri që del nga Jemeni, i cili i dëbon njerëzit në vendtubimin e tyre."

Shenjat e mëdha paraqiten njëra pas tjetrës, mirëpo ne nuk dimë për radhitjen konkrete të tyre sepse hadithet nuk cekin diçka të prerë për radhitjen e tyre, megjithatë ne po paraqesim një renditje të shenjave të mëdha të Kiametit sipas mendimit tonë personal, e Allahu e di më së miri. E, ajo renditje është kështu siç do t’i shihni ne vijim veç e veç çdo shenjë me hadithe dhe me komentime për secilën.

1. Shafitja e parë e tokës në lindje
2. Shafitja e dytë e tokës në perëndim
3. Shafitja e tretë e tokës në Gadishullin Arabik

Më parë përmendëm hadithin e Muhamedit alejhi selam se "Nuk do të ndodhë kiameti para se të shihni dhjetë shenja, e në mesin e tyre tri shafitje (të tokës): një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik".

Transmeton Bukajretu, se e dëgjoi Muhamedin alejhi selam duke thënë: "O ju (që jeni të pranishëm), kur të dëgjoni se një ushtri u shafit këtu afër (Medinës), kiameti veç u afrua, atëherë."

Ndoshta kjo është shafitja që do të ndodhë në Gadishullin Arabik. Edhe shafitjet e tjera të tokës, siç kuptohet nga ky hadith, do të ndodhin në vende të banuara dhe kjo si shkak i mëkateve njerëzore.
Këto pra janë tri shafitje të mëdha të tokës për të cilat njerëzit do të flasin.

4. Dalja e Dexhalit

Dexhali është trazira dhe sprovimi më i madh në historinë njerëzore. Dexhali është një person çifut, shenjë e kiametit, i verbër në njërin sy, në ballin e tij shkruan kafir (jobesimtar). Emri Dexhal ka kuptimin gënjeshtar i madh sepse ai është mashtruesi i cili do të mashtrojë shumë njerëz e disa prej tyre do ta pranojnë edhe si zot. Ai do të pretendojë se është zot dhe do të bëjë gjëra të çuditshme. Ai nuk lind fëmijë, është shumë i shpejtë. Transmetohet në sahihun e Muslimit, se Muhamedi alejhi selam u pyet për shpejtësinë e Dexhalit në tokë e tha: "Sikurse shiu që e ndjekin erërat…" Gjithashtu ai tregoi se Dhexhali do të shkelë në të gjitha vendet përveç në Mekë dhe në Medinë. Transmeton Ebu Umame se Muhamedi alejhi selam tha: "…dhe nuk mbetet asnjë vend në tokë që nuk do ta shkelë përveç Mekës e Medinës, kurdo që ai dëshiron të depërtojë nga ndonjë anë e tyre, e ndalin atë engjëjt me shpata të ndritura."
Ai do të bashkëpunojë më shejtanët. Transmetoi Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "…dhe nga sprovimet e tij (Dexhalit) është se kur i thotë ndonjë fshatari: “Ç’ka thua nëse unë i ringjall babain dhe nënën tënde, a do të dëshmosh se jam zoti yt?” I thotë ai: “Po.” Atëherë i paraqitet një shejtan ne formën e babait e nënës së tij, e thotë: “O biri im! Pasoje atë se ai është Zoti yt."
Urdhrave të Dexhxhallit u përgjigjen edhe materiet e ngurta dhe shtazët dhe pothuajse çdo gjë sepse ashtu është caktuar për t’i sprovuar njerëzit.

Vendi i daljes së Dexhalit

Transmetoi Termidhiu nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam tha: "Dexhali do të dalë nga një tokë në lindje, i thuhet asaj Horasan (është në lindje të Iranit në kufi me Afganistanin).” Por ai muslimanëve do t'u paraqitet kur të arrijë në një vend mes Irakut dhe Sirisë, siç transmeton Muslimi nga En-Nuvas Ibn Semani, se Muhamedi alejhi selam tha: "Ai do të dalë (në ballafaqim me muslimanët) në një vend mes Shamit (Sirisë së sotme) dhe Irakut dhe do të bëjë fesad djathtas e majtas. O robër të Allahut, përqendrohuni!" Pra, fesadi i tij kundër muslimanëve fillon nga vendi mes Irakut dhe Sirisë.

Të gjithë të Dërguarit i këshilluan popujt e tyre për Dexhalin, kështu që edhe Muhamedi alejhi selam na ka porositur në shumë hadithe që të ruhemi nga sprova e atij të mallkuari dhe mos të biem në lajthitje për asnjë moment. Transmetohet se Muhamedi alejhi selam e kishte shprehi shumë herë të kërkonte ndihmë prej Allahut nga sprovat dhe mundimet e Dexhalit, gjithashtu ai na ka urdhëruar që ta lexojmë fillimin e sures El-Kehf, e posaçërisht nëse e arrijmë kohën e Dexhalit, sepse kjo e mbron muslimanin nga ai i mallkuar. Dexhalin dhe pasuesit e tij do t’i vrasë Isai alejhi selam. Këtë do ta sqarojmë në shenjën e ardhshme.

5. Zbritja e Isait alejhi selam

Do të zbresë Isai alejhi selam kur muslimanët do t'i kaplojë një bela e madhe dhe kur Dexhali do të bëjë fesad nëpër tokë dhe mundohet t'i shkatërrojë besimtarët në përgjithësi. Atëherë zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhë në lindje të Damaskut, derisa muslimanët janë të rreshtuar për faljen e namazit të sabahut.

Transmeton Evs Ibni Evsi, se Muhamedi alejhi selam tha: "Zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhë në lindje të Damaskut." Edhe në ditët tona ekziston kjo minare e bardhë në lindje të Damaskut. Në një hadith tjetër, që e transmeton Ebu Hurejra, thotë Muhamedi alejhi selam: "Nuk ka mes meje dhe Isait alejhi selam të Dërguar dhe ai do të zbresë. E kur ta shihni atë, njiheni: njeri mesatar (me gjatësi), anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë, zbret mes dy qyteteve, duket koka e tij sikur pikon, por ajo nuk është e lagur." Pra, Isai alejhi selam zbret te minarja e bardhë në lindje të Damaskut derisa muslimanët përgatiten për luftë në kohën e faljes së sabahut e ai zbret dhe falet me ta, kurse imami është nga ai grup.
Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam tha: “Një grup nga umeti im do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën, ashtu të qartë, deri në Ditën e Kiametit." Po ashtu tha: "Zbret Isai alejhi selam, i biri i Merjemes, e i thotë emiri i tyre (muslimanëve): “Na e fal namazin”, por ai i thotë: “Jo, ju jeni udhëheqës të njëri-tjetrit, ky është fisnikërim i Allahut për këtë umet."

Isai alejhi selam do të gjykojë me Kuran dhe Sunet dhe do të veprojë sipas Kuranit dhe Sunetit. Isai alejhi selam pas zbritjes dhe faljes së namazit niset me ushtarët muslimanë në drejtim të Mesxhidul Aksas në Jerusalem, ku Dexhali ka rrethuar një grup muslimanësh.
Transmeton Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Kur ai largohet, thotë Isai: “Hapeni derën (ku janë të rrethuar muslimanët).” E hapin atë dhe prapa saj është Dexhali me 70.000 hebrenj, të gjithë ata me shpata të ngritura dhe me mburoja. Kur ta shohë atë (Isain alejhi selam), Dexhali shkrihet sikurse kripa në ujë dhe lëshohet duke ikur. E kap atë (Isai alejhi selam) te dera lindore Lud (e Jerusalemit) dhe e vret e i shkatërron Allahu çifutët." Në një hadith tjetër, transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam pasi përmendi namazin e Isait alejhi selam me muslimanët dhe shkuarjen e tij në Jerusalem, tha: "…Kur armiku i Allahut e sheh atë, shkrihet sikurse kripa në ujë. E sikur Allahu ta lejojë, do të shkrihej në përgjithësi, por Allahu e vret atë me dorën e tij (Isait alejhi selam). Atëherë ua tregon gjakun e tij në bajonetën e tij."

Isai alejhi selam do të jetojë në tokë dyzet vjet, siç transmetohet nga Ebi Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Qëndron ai (Isai alejhi selam) në tokë dyzet vjet, pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanët.”

Në disa transmetime thuhet se ai do të martohet dhe do të varroset afër varrit të Ebu Bekrit dhe Muhamedit alejhi selam. Ky varrim pra do të bëhet në Xhamin e Muhamedit alejhi selam në Medinë. Isai alejhi selam do të vendosë në tokë ligjin islam (ligjin e Allahut), ai do t'i shkatërrojë të gjitha fetë dhe nuk pranon asnjë fe tjetër përveç Islamit dhe në kohën e tij do të mbretërojë bollëku, paqja dhe siguria.

6. Dalja e je'xhuxhëve dhe me'xhuxhëve

Je'xhuxhët dhe me'xhuxhët janë dy popuj shumë të mëdhenj dhe me pasardhës të shumtë. Ata janë njerëz, mirëpo do të bëjnë çrregullime në tokë dhe do të bëjnë krime të mëdha. Ata janë në një vend të ngujuar dhe do të dalin nga ai vend me lejen e Allahut kur t’u vijë koha, mirëpo atëherë Dita e Kiametit është shumë afër. Transmetojnë Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Imam Ahmedi se Muhamedi alejhi selam tha: "Je'xhuxhët dhe me'xhuxhët gërmojnë tokën çdo ditë dhe gati sa e shohin dritën e diellit. Thotë i pari i tyre: “Kthehuni se do ta gërmojmë nesër.” E rikthen Allahu atë (tokën) më të vështirë seç ishte, kështu derisa të vijë koha e tyre dhe dëshiron Allahu që t'i dërgojë te njerëzit. E gërmojnë atë gati sa e shohin dritën e diellit dhe thotë i pari i tyre: “Kthehuni, se nesër, InshaAllahu teala, do ta gërmojmë.” Kështu që ata thanë InshaAllahu teala, e kur kthehen tek ai (vendi i gërmimit), e gjejnë siç e kishin lënë dje (pas gërmimit). E gërmojnë atë dhe dalin te njerëzit, e shterin ujin dhe njerëzit mbyllen në kalatë e tyre…"

Nuk është çudi të jenë ata popuj që ne nuk i kemi parë dhe janë të zbuluar, kur dihet se kjo botë është përplot fshehtësi. Edhe sot e kësaj dite në "Trekëndshin e Bermundeve" nuk është ë qartë se ç'fshihet, edhe pse ekzistojnë thënie të ndryshme. Ai është vendi ku u zhdukën njerëz, anije dhe aeroplanë, por megjithatë askush, përpos Allahut, nuk e di të vërtetën për atë vend.
Sidoqoftë, dalja e je'xhuxhëve dhe me'xhuxhëve është një nga shenjat e mëdha të Kiametit dhe ajo gjithsesi do të realizohet kur të vijë koha.

7. Tymi Ed-Duhan

Nga shenjat e mëdha të kiametit është tymi i cili do të mbulojë tokën.
Thotë Allahu i Lartësuar: "Ti pra prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i mbulon njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm." (Duhan:10-11)
Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër kiametit dhe përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu, i cili tha: “Tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam: "Njëmend, Zoti juaj ju këshillon për tri gjëra: për tymin i cili besimtarin e kap si flama, kurse jobesimtarin e fryn, saqë i del ai nga çdo venddëgjim i tij. E dyta është shtaza, kurse e treta Dexhali."
Imam Neveviu thotë se ky tym ua merr shpirtin jobesimtarëve, kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjë do të ndodhë pak para Kiametit.

8. Dalja e shtazës

Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e Allahut dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtazë Allahu e përmendi në Kuran, ku thotë: "E kur fjala (Ime) u bie (njerëzve), Ne do t'u nxjerrim atyre një shtazë nga toka që do t'u flasë atyre (njerëzve): se, njëmend, njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kuranin) Tona." (Neml: 82)
Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "Do të dalë shtaza dhe do t'u vërë shenja njerëzve në hundët e tyre dhe jetojnë ata në mesin tuaj. Dhe kur njeriu blen devenë, pyet: “Nga kush e bleve?” E thotë: “E bleva nga një njeri me shenjë në hundë."

Transmetoi Talha nga Ibni Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, një hadith të gjatë e tha: “E përmendi Muhamedi alejhi selam shtazën e tha: "Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje. Një herë ajo del larg në shkretëtirë dhe nuk përmendet në Mekë. Fshihet një kohë të gjatë e pastaj del edhe një herë dhe përmendet ajo në fshatra dhe në Mekë." Tha Muhamedi alejhi selam: "Pastaj, derisa njerëzit janë në xhamitë më të mëdha të Zotit e më e ndaluara dhe më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg ata kur ajo fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (brenda në Qabe) e shkund kokën e saj, e njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveç një grupi besimtarësh që e kishin të qartë se nuk mund t'i ikin Allahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndrit fytyrat e i bën ato sikurse ylli ndriçues, pastaj fillon të lëvizë nëpër tokë, nuk mund ta zërë atë ai që e kërkon dhe nuk i shpëton asaj ikësi, saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i vjen mbrapa e i thotë: “O filan, a tani falesh?!” I afrohet ai asaj e i vë ajo një shenjë në fytyrën e tij, pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari e thonë: “O besimtar, ma jep hakun tim…”

Kjo shtazë do të paraqitet para Ditës së Kiametit dhe do t’u vërë shenja në hundë jobesimtarëve e më pas do të dallohen ata që besuan dhe ata që mohuan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.dhg-ks.tk
 
Shenjat e mëdha të kiametit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
.::Drenica Hacking Group::. :: Gzm The Hack's Admin :: Feja :: Rregulla Fetare Islame-
Kërce tek: