.::Drenica Hacking Group::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
.::Drenica Hacking Group::.

.::Drenica Hacking Group::.
 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Muskuli tipik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gzm The Hack's
Admin
Gzm The Hack's


Numri i postimeve : 357
Points : 1065
Join date : 18/06/2009
Age : 28
Location : Kosova

Muskuli  tipik Empty
MesazhTitulli: Muskuli tipik   Muskuli  tipik EmptySat Jun 27, 2009 11:16 pm

Në prerjen gjatësore ky muskul të le përshtypjen se ndërtohet nga fije muskulore të vijëzuara, si muskulatura e skeletit, të cilat dallohen me vështirësi. Mirëpo studimet me ME, është vërtetuar se fijet muskulore të zemrës ndërtohen nga qeliza (mioctie kardiake) që bashkohen në skajet e tyre nëpërmjet aparatit të bashkimit ngjajshëm me atë të qelizave epiteliale. Përveç disqeve të errëta dhe të qarta, këtu gjenden edhe të ashtuquajturat disqe të ndërvena ose suplementare, të cilat janë vend i takimit ndërmjet miociteve fqinje. Fijet e formuara nga miocitet nuk shkojnë paralel me njëra-tjetrën, por vendosen në formë rrjete ne hapësirat e së cilës indi lidhor fijeshkrifët (analoge me endomisim), që është shumë i pasur me enë gjaku. Këto hapësira janë më të shprehura te njerëzit e moshuar. Miocitet kanë formë cilindrike me gjatësi 50-120 mikrometër dhe gjerësi 15-20 mikrometër. Në qendër të tyre vendosen një apo dy bërthama në formë vezake në zemrën e njerëzve me moshë të re, në formë shkopthi në zemrën e fetusit dhe në formë të rrumbullakët në zemrën hipertorfike. Pozicioni qendror i bërthamës duket mirë edhe në prerje të tërthortë. Miofibrilet e vendosura në sarkoplazmë janë më të përqendruara në periferi të qelizës. Ashtu si në fijet e muskulaturës së skeletit, miofibrilet përbëhen nga shumë mioflamente, disa prej të cilave janë të holla (prej aktine) ndërsa të tjerat janë të trasha (prej miozine). Sarkoplazma është më e bollshme se sa në muskujt e skeletit, ndërsa sarkolema është më e hollë. Sarkolema formon gypat T, por jo në kufirin në mes disqeve A dhe I, sikurse në muskulin e skeletit, por në nivel të membranës Z. Rrjeta endoplazmatike dhe cisterne q ajo formon pranë gypave T janë pakë të shprehur, kështu që këtu nuk mund të formohet triada karakteristike për muskujt e skeletit. Dallimet ndërmjet muskulaturës së skeletit, muskulaturës tipike të zemrës dhe muskulaturës së lëmuar paraqiten në formë të përmbledhur në tabelën e mëposhtme:

Veçoritë Muskulatura e skeletit Muskulatura e zemrës Muskulatura e lëmuar 1. Vendosja Në muskujt e skeletit Në miokard Në organe të brendshme 2. Struktura fijore ose qelizore Fijore Qelizore (miocite kardiake) Qelizore (miocite) 3. Sarkolema Relativisht e trashë E hollë E hollë 4. Disqet A dhe I Dallohen mirë Dallohen dobët Mungojnë 5. Disqet e ndërvena Mungojnë Janë të pranishme Mungojnë 6. Bërthamat Vendosen në periferi Vendosen në qendër Vendosen në qendër 7. Triada E shprehur Pak e shprehur Praktikisht mungon 8. Tkurrja E vullnetshme E pavullnetshme E pavullnetshme




Sistemi përçues (konduktor) i zemrës: ka për funksion formimin dhe përcjelljen e impulseve në zemër, ndryshe quhet edhe sistemi automatik. Ndërtohet nga: nyja atrioventrikulare (Ashof Tavara) që vendoset sipër vendit ku fiksohet valvula trikuspidale, Tufja e Hisit që vendoset në septumin intraventrikular. Në buzën e pasme të pjesës muskulore të këtij septumi tufa (trungu) e Hisit ndahet në dy degë: e djathta (që është vazhdim i drejtpërdrejtë i tufës së Hisit) dhe e majta. Ato shkojnë në dy muret përkatëse të dy ventrukujve. Të dyja degëzimet përfundojnë me fijet Purkinje që shtrihen ndërmjet miokardit dhe endokardit. Prej këtej impulsi kalon në muskulin tipik për të ngacmuar për tkurrje. I gjithë sistemi përçues ndërtohet nga fije muskulore (atipike), të cilat nga ana e tyre ndërtohen nga qeliza muskulore (myociti conducens cardiaci) që janë të paafta për tkurrje. Këto qeliza janë më të mëdha se sa qelizat e fijeve tipike të zemrës, përmbajnë me shumë sarkoplazmë, por janë më të varfëra me miofibrile, prandaj këto në mikroskop duken më të shndritshme. Disqet A dhe I janë shumë pakë të shprehura. Sarkozomet dhe ribozomet janë të pakta. Bërthama është e madhe, por jo gjithmonë me pozicion qendror. Ndryshimet midis muskulit tipik dhe atipik të zemrës paraqiten në formë të përmbledhur ne tabelë.




Vetitë Muskuli tipik i zemrës Muskuli atipik i zemrës 1. Vendosja Në miokard Në rrugët përcjellëse 2. Madhësia e qelizave (miociteve) Më të vogla Më të mëdha 3. Sarkoplazma Më e paktë Më e shumtë 4. Miofibrilet në miocit Më të shpeshta Më të rralla 5. Disqet A dhe I Të shprehura Më pak të shprehura 6. Sarkozomet (mitokondrie) Më të shumta Më të pakta 7. Ribozomet Më të shumta Më të pakta 8. Bërthama Më e madhe Më e vogël 9. Pozicioni i bërthamës Gjithmonë në qendër Në qendër ose jashtë saj 10. Aftësia e tkurrjes Tkurret fuqishëm Nuk tkurret 11. Kalimi i impulsit Kalon më ngadalë Kalon më shpejt

Enezimi dhe nervëzimi i indit muskulor
Muskulatura e lëmuar ushqehet me gjak nga një rrjetë kapilaresh, që shtrihet në indin lidhor fijëshkrifët, të vendosur midis tufave të mioctiteve. Prej këtej kapilarët e gjakut i afrohen miociteve, pot jo çdo qelizë merr kontakt të drejtpërdrejt me to. Nervëzimi bëhet nëpërmjet sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik. Mbaresat nervore,pasi futen në sarkoplazmë, i afrohen bërthamës dhe e rrethojnë atë në formë laku. Muskulatura e vijëzuar e skeletit dhe e zemrës ka një vaskularizim më të pasur se sa muskulatura e lëmuar. Enët e gjakut pasi depërtojnë epimisiumin dhe perimisiumin, futen ndërmjet fijeve muskulore, ku formojnë një rrjetë shumë të dendur kapilarësh gjaku. Çdo fije muskulore merr kontakt të drejtpërdrejt me disa kapilare, të cilat anastomozohen midis tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kapilaret limfatike. Mbaresat nervore të muskulit janë te lëvizshme (motorike) dhe ndijimore (sensitive). Të parat quhen pllaka motore. Këto pllaka bashkohen me fijet muskulore për të formuar lidhjet (sinapset) neuromuskulore. Kur hyn në fijet muskulore, fija nervore e humb mielinën dhe degëzohet. Pikërisht në këtë zonë sarkolema dhe sarkoplazma formon një fryerje, ku bie në sy një përqëndrim i madh i bërthamave dhe mitokondrive, si dhe mungesa e disqeve të qarta dhe të errëta. Mbaresat nervore sensitive paraqiten kryesisht në formë të boshtit neuromuskulor dhe mbaresave të lira. Boshti neuromuskulor ndërtohet nga ana qendrore dhe nga dy segmente polare. Në zonën qendrore (që quhet edhe unaza bërthamore) fijet muskulore nuk përmbajnë disqe, por kanë një përqendrim të madh bërthamash. Ne këtë zonë vendosen edhe mbaresat nervore sensitive. Në segmentet polare fijet muskulore janë pa ndryshime. Këtu vendosen mbaresat nervore motore.

Ripërtëritja e indit muskulor
Muskulatura e lëmuar ka veti të mira ripërtëritëse, ndonëse mënyra se si kryhet ky regjenerim, ende nuk njihet mirë. Sot me i pranueshëm është mendimi se muskulatura e lëmuar ripërtërihet jo nëpërmjet të shumimit të miociteve, por nëpërmjet diferencimit të indit lidhor fijëshkrifët, sidomos të qelizave adenticiale dhe fibroblasteve në qelizat muskulore. Muskulatura e skeletit i ka vetitë ripërtëritëse te kufizuara për vetë faktin se fija muskulore e moturuar është një formacion i ndërlikuar dhe shumë i diferencuar. Për këtë arsye, gjatë dëmtimeve të mëdha muskulore nuk formohet (si rregull) indi muskulor, por mbushet me ind lidhor fijëshkrifët. Në dëmtimet më të lehta ripërtëritja mund të bëhet me kusht që fijet e dëmtuara t’i kenë të ruajtura bërthamat e tyre. Sipas pikëpamjeve më të reja, ndërmjet fijeve të moturuara muskulore gjenden edhe disa fije në gjendje të pazhvilluar, në gjendje embrionale (këto formacione quhen mioblaste), te cilat gjatë dëmtimit të muskulit aktivizohen dhe lujanë një rol të kufizuar për bashkimin e skajeve të disa fijeve të dëmtuara. Në kushte normale, rritja në gjatësi të fijes muskulore bëhet nëpërmjët formimit të sarkolemeve të rinj pranë vendit ku bëhet lidhja e muskulit me tendinin. Rritja në gjerësi bëhet nëpërmjet sintetizimit të mioflamenteve të reja. Ripërtëritja e muskulit të zemrës është akoma më e kufizuar. Zonat e dëmtuara, sikurse ndodh p.sh gjatë infarktit të miokardit, mbushen me ind lidhor fijëshkrifët, që formon të ashtuquajturat cikatrice.

Atrofia muskulore
Kur muskuli nuk punon për një kohë relativisht të gjatë, si p.sh gjatë vendosjes në allçi të këmbës për arsye të një frakture, në këtë zonë do të vërejmë zvogëlim të përmasave te muskulit. Në këtë rast themi se kemi të bëjmë me atrofi muskulore. Atrofia muskulore mund të formohet edhe te personat e moshuar, si pasojë e uljes së aktivitetit të muskujve, në të sëmurët me sëmundje kronike ose në rastet kur zvogëlohet furnizimi me gjak i muskulit. Gjatë atrofisë muskulore vërehet hollimi i fijeve muskulore, si dhe zvogëlimi i aftësisë tkurrëse të tyre. Gjatë atrofisë në mikroskop, përveç hollimit të fijes muskulore, mund të shihet edhe mbingjyrosje (hiperkromazi) e bërthamave, si dhe një tendencë e tyre për të marë pozicion qendror në fije. Kur procesi i atrofisë thellohet më tepër, fillon procesi i shkatërimit të sarkozomeve, si dhe i vetë fijes muskulore. Mbeturinat e fijeve të shaktërruara fagocitohen nga makrofaget e indit lidhor përreth fijeve që është i shtuar dukshëm.

Hipertrofia muskulore
Me hipertrofi muskulore kuptojmë shtimin e përmasave te muskulit dhe rritjen e aftësisë tkurrëse të tij. Në kushte normale, hipertrofia takohet në sportistët dhe personat të cilët merren me punë fizike. Gjatë këtij procesi nuk kemi rritje të numrit të fijeve muskulore, por shtim të përmasave të tyre. Në mikroskop, në këtë rast, shohim rritje të numrit të miofibrileve në çdo fije muskulore. Hipertrofia muskulore takohet edhe në qelizat e muskulaturës së lëmuar, si p.sh në muskulaturën e mitrës gjatë barrës. Në këtë rast, përveç shtimit të përmasave të miociteve, rritet edhe numri i tyre. Përveç hipertrofisë normale ose funksionale që përmendëm më sipër, dallojmë edhe hipertofi kompensatore, e cila shfaqet në disa kushte patologjike. Kështu p.sh, në disa raste të sëmundjes së hipertonisë, si pasojë ë punës së sforcuar, formohet hipertrofia e muskulit të ventrikulit të majtë. Gjithashtu, gjatë zmadhimit të prostatës (qe mund të shoqerohet me pengesa për daljen e urinës) mund të formohet, për kompensim, hipertrofi e muskulit të fshikës së urinës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.dhg-ks.tk
 
Muskuli tipik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muskuli i zemrës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
.::Drenica Hacking Group::. :: Shkencat Natyrore :: Biologji-
Kërce tek: