Të dhëna per Skenderbeun dhe personazhin e tij qe pritet ta shohin se shpejti ne film:
- Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në Lezhë, më 17 janar 1468.
- Skënderbeu jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.
- Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.
- Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke.
- Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit dhe peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.
- Gjatë gjithë jetës së tij, Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi.
- Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh.
- Për Skënderbeun janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime.
- Pasardhësit e sotëm të Kastriotit janë Alesandro Castriota Scanderbeg, mjek në Romë, si dhe i vëllai i tij, Xhulio, avokat.
- Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Marin Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur